Bayerni i vajton largimet e Alabas e Kroosit

  • A.P /
  • 30 May 2022 - 15:25
Bayerni i vajton largimet e Alabas e Kroosit

Prezenca e David Alabas dhe Toni Kroosit në ekipin e Real Madridit, i cili e fitoi Ligën e Kampionëve, ka sjell kritika të mëdha në Gjermani në drejtim të Bayern Munichut.

Mbi të gjitha, kritikat janë përqendruar kah drejtuesit e gjigantit bavarez, i cili i ka lënë të largohen dy lojtarë aq të rëndësishëm, në momente të ndryshme, të cilët e bënë gjigantin madrilen aq të fuqishëm siç është sot

Kështu, Karl-Heinz Rummenigge e mori përgjegjësinë, mbi të gjitha për largimin e mbrojtësit austriak.


“Më vjen keq që e lamë David Alaban të largohej dhe kërkoj falje për këtë. Ishte një lider i mbrojtjes dhe ka luajtur në mënyrë të jashtëzakonshme me Flick kur e fituam Ligën e Kampionëve në Lisbonë. Mungesa e tij po ndihet”, deklaroi ish-shefi ekzekutiv i klubit gjerman për “Sport Bild”.

“Sa i përket Toni Kroosit, menaxheri i tij kërkonte shumë nga Bayerni dhe nuk patëm arritur t’i kënaqnim kërkesat e tyre”, përfundoi Rummenigge.

Kroos ka qenë i jashtëzakonshëm në “Santiago Bernabeu” tash e sa vite, kurse Alaba shfaqi stabilitet në mbrojtje këtë sezon duke e fituar me Realin titullin e kampionit të Spanjës dhe Ligën e Kampionëve. 

(Kosova Sot Online)