Laporta dëshiron që lojtarët e Barcelonës të ulin për 50% pagat

  • S.A /
  • 03 June 2022 - 13:35
Laporta dëshiron që lojtarët e Barcelonës të ulin për 50% pagat

Kriza financiare te Barcelona është ende e dukshme dhe klubi kërkon nga lojtarët të bëjnë sakrifica të tjera.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta dëshiron që të gjithë lojtarët të ulin pagat e tyre me 50% për të ndihmuar në situatën financiare, raporton AS. 

Të vetmit lojtarë që nuk janë përfshirë janë transferimet e dimrit dhe ata që kanë zgjatur marrëveshjet e tyre kohët e fundit.Përkundër krizës financiare të madhe, Barcelona do të synojë trofetë madhorë në edicionin e ri. 

(Kosova Sot Online )