VETTING-u në drejtësi nevojë urgjente për vetpastrimin e strukturave ruso-serbe të krimit nga institucionet vitale te shtetit!

VETTING-u në drejtësi nevojë urgjente për vetpastrimin e strukturave ruso-serbe të krimit nga institucionet vitale te shtetit!
VETTING-u në drejtësi nevojë urgjente për vetpastrimin e strukturave ruso-serbe të krimit nga institucionet vitale te shtetit!

Xhevat Meha

  • 03 June 2022 - 07:53

Shkruan: ANALISTI- Xhevat Meha

Procesi i Vettingut është jetik për funksionimin e Kosovës si shtet vertete i pavarur, për faktin se nuk ka funksionim pa sisteme efikase të institucioneve përgjegjëse për zbatim të ligjit. Për të pamundësuar funksionimin e Kosovës si shtet i pavarur, strukturat e fshehta serbo-ruse kane instaluar dhe tani është e konsoliduar moszbatueshmeria e ligjit. Kjo është arritur përmes sigurimit te paprekshmërisë se kryerësve të krimeve.

- Procesi i Vettingut do të filloj shembjen e kësaj paprekshmërie e paligjshmerie.

Gjendja e mjerë e interesave të qytetarëve të Kosovës dhe të Kosovës si shtet i pavarur shihet nga fakti se prijësit politik të partive bartëse të institucioneve të Kosovës si Albini në pozitë, dhe njëjtë Memli dhe Lumiri në opozitë, që nuk kanë marrë as edhe një veprim të vetëm që të cenojnë prekshmërinë e të paprekshmëve. Kjo dëshmohet me nevojën që vendet e Quint-it të ndërhyjnë për zbatimin e procesit të Vettingut. Kjo ndërhyrje është dëshmi e qartë se alternativat politike që tani u janë ofruar qytetarëve, si ato në pozitë e njëjtë edhe ato në opozitë nuk mbrojnë interesat e qytetarëve por veprojnë për të siguruar paprekshmërinë e kryesve të krimeve ne Kosove. Kosovës gjithsesi i duhet nje alternativë e re politike që vepron për të mirën e qytetarëve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".