Irlanda e Veriut synon t’i japë fund në Kosovë serisë prej 12 ndeshjesh pa fitore në Ligën e Kombeve

  • S.A /
  • 08 June 2022 - 09:19
Irlanda e Veriut synon t’i japë fund në Kosovë serisë prej 12 ndeshjesh pa fitore në Ligën e Kombeve

Irlanda e Veriut nuk e ka shijuar fitoren në Ligën e Kombeve qe 12 ndeshje. Por, kjo Kombëtare synon t’i japë fund kësaj serie të zezë pikërisht në Prishtinë, ku nesër mbrëma do të përballet me Kosovën. Selektori i Irlandës së Veriut, Ian Baraclough synonte t’i merrte 12 pikë në katër ndeshjet e këtij muaji, por atij ia prishën planet Greqia dhe Qipro. Ai ka kërkuar nga lojtarët e tij që të rrezikojnë, duke sulmuar vazhdimisht, sidomos në çerekun e tretë të lojës.

Pra, Irlanda e Veriut vjen në Kosovë për ta kërkuar fitoren, duke i dhënë kështu fund serisë negative. Irlanda e Veriut u mposht nga Greqia në shtëpi, 0:1 dhe më pas barazoi me Qipron 0:0 në udhëtim në dy ndeshjet e para të Grupit 2, Liga C. Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Irlandës së Veriut do të luhet të enjten mbrëma duke filluar nga ora 20:45. 

(Kosova Sot Online )