Atletico Madrid i njofton skuadrat italiane me çmimin e De Paul

  • S.A /
  • 09 June 2022 - 08:47
Atletico Madrid i njofton skuadrat italiane me çmimin e De Paul

Rodrigo De Paul mund të rikthehet në Itali vetëm pas një viti të kaluar në La Liga me fanellën e Atletico Madrid.

Gjiganti spanjoll fitoi garën me skuadrat tjera vitin e kaluar për argjentinasin, por ai nuk ka mundur të ambientohet me futbollin spanjoll dhe në shumë ndeshje ka mbetur në bankë. E ardhmja e De Paul është përsëri në Itali, pasi skuadrat si Roma, Juventus, Milan e Inter kanë shprehur interesim për transferimin e tij. Atletico Madrid është gati ta lejoj të lirë yllin argjentinas dhe tanimë i ka vendosur çmimin e largimit prej 40 milionë eurove.

Sipas mediave italiane dhe atyre spanjolle, Juventusi mbetet favoriti kryesor për të nënshkruar me argjentinasin duke pas parasysh nevojën e Zonjës së Vjetër për një mesfushor dhe marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy klubeve. 28-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 48 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar katër gola e ka asistuar në dy të tjerë.

Gjithsesi e ardhmja e tij vazhdon të jetë në pikëpyetje, por largimi i De Paul nga Atletico Madrid është mëse i sigurt.

(Kosova Sot Online )