Dalin në shitje biletat për tifozët e Kosovës për ndeshjen me Greqinë

  • S.A /
  • 10 June 2022 - 13:31
Dalin në shitje biletat për tifozët e Kosovës për ndeshjen me Greqinë

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se ka filluar shitja online e biletave për sektorin e tifozëve kosovarë për ndeshjen Greqi – Kosovë, e cila zhvillohet të dielën në Volos, në orën 20:45. Përballja ndja Greqisë do të jetë tejet e rëndësishme për Kosovën, pasi luhet për pozitën e parë në grup, vend ky që garanton promovimin në Ligën B dhe play-offin për Evropianin e ardhshëm.

Të gjithë të interesuarit biletat mund t’i blejnë në linkun e mëposhtëm:

https://www.ticketmaster.gr/gnfc/privateSales.html?deepLink=242&hash=_SZaDVr030YhZqo6-I_Tk3cfzk52119122

(Kosova Sot Online )