Porto e konfirmon arritjen e marrëveshjes, Vieira tani është i Arsenalit

  • S.A /
  • 17 June 2022 - 12:39
Porto e konfirmon arritjen e marrëveshjes, Vieira tani është i Arsenalit

Klubi i Portos e ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me Arsenalin për Fabio Vieiran.

Klubi portugez ka bërë të ditur se marrëveshja është mbyllur për shumën prej 40 milionë eurove.

22-vjeçari raportohet se ka udhëtuar sot drejt Londrës për t’iu nënshtruar testeve mjekësore.

Fabio Vieira do të nënshkruajë kontratë pesë-vjeçare me Arsenalin. 

(Kosova Sot Online )