Prishtina transferon Muhamed Useinin

  • A.P /
  • 03 July 2022 - 12:35
 Prishtina transferon Muhamed Useinin

Mbrojtësi Muhamed Useini është lojtari i radhës që ka nënshkruar me FC Prishtinën.

33-vjeçari nga Tetova vjen nga skuadra e SC Gjilanit ku ka luajtur me shumë sukses në tre-vitet e fundit.

Useini ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me “bardhekaltërit”.“Meti” ka përvojë të madhe në lojën më të popullarizuar në botë.

Shkëndija e Tetovës, Rabotniçki, Renova dhe Flamurtari i Vlorës janë skuadrat me të cilat është paraqitur në karrierën e tij.

Një ndeshje e ka edhe me reprezentacionin e Maqedonisë Veriore.

(Kosova Sot Online)