Arbër Azemi mbyll garimin në Lojërat Mesdhetare

  • A.P /
  • 03 July 2022 - 13:13
Arbër Azemi mbyll garimin në Lojërat Mesdhetare

Taekwondisti Arbër Azemi ka garuar sot në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Azemi nuk arriti të kalojë grekun Konstantinos Chamalidis, medalist i argjendtë i Lojërave Mesdhetare Tarragona 2018.

Taekwondisti ynë dha maksimumin, por dallimin e bëri përvoja më e madhe e kundërshtarit.

Nesër garon, taekwondisti tjetër, Arbër Bajra, në kategorinë -80 kg.

(Kosova Sot Online)