Napoli e merr vendimin final për Rrahmanin

  • A.P /
  • 04 July 2022 - 15:11
Napoli e merr vendimin final për Rrahmanin

Napoli është duke u munduar ta ndërtojë një ekip sa më solid për t’u përballur me sfidat që e presin në sezonin e ardhshëm.

Ekipi napolitan, krahas Serie A, do të luajë edhe në Ligën e Kampionëve.

Sipas mediave italiane, një pjesë e lojtarëve mund të largohen pasi nuk konsiderohen si të pashitshëm.

E ata që do të qëndrojnë gjithsesi janë qendërmbrojtësit Amir Rrahmani dhe Juan Jesus, derisa Kalidou Koulibaly mund të largohet për një ofertë të kënaqshme.

Rrahmani është bërë lojtar i rëndësishëm i Napolit dhe pritet t’i prijë mbrojtjes në edicionin 2022/23.

Madje, ndërkohë klubi italian po mendon ta “blindojë” atë me një kontratë të re të përmirësuar financiarisht dhe afatgjate.

Kohë më parë spekulohej për një interesim të mundshëm të Manchester Unitedit për përfaqësuesin kosovar.

Sidoqoftë, ish-futbollisti i Dinamo Zagrebit dhe i Veronës ka thënë se ndihet mirë në Napoli dhe se për momentin nuk po mendon ta ndërrojë mjedisin. 

(Kosova Sot Online)