Milani interesohet për Marcelon

  • A.P /
  • 04 July 2022 - 15:29
Milani interesohet për Marcelon

Marcelo vendosi të largohet nga Real Madridi pas një kohe të gjatë dhe pasi fitoi gjithçka me madrilenët.

E tash, futbollisti brazilian është në kërkim të ekipit të ri.

Sipas mediave spanjolle, interesim për mbrojtësin e majtë ka shprehur Milani.

Ish-përfaqësuesi brazilian është lojtar i lirë dhe “Rossoneri” mund ta marrin atë pa paguar dëmshpërblim.

Por, “Mundo Deportivo” raporton se krahas kampionit aktual italian, në garë për Marcelon janë futur edhe tri klube të tjera, dy nga Spanja – Getafe dhe Valladolidi, dhe një nga Franca – Olympique Marseille.

Mbetet të shihet se cilin prej këtyre klubeve do ta zgjedhë veterani i mbrojtjes, i cili ka oferta edhe përtej Atlantikut, respektivisht nga liga MLS amerikane.

Marcelo ka qenë njëri prej mbrojtësve të majtë më të mirë në botë në dekadën e fundit.

(Kosova Sot Online)