Gnabry pëlqehet nga Manchester City

  • A.P /
  • 04 July 2022 - 15:42
Gnabry pëlqehet nga Manchester City

Serge Gnabry nuk e ka ndërmend ta vazhdojë kontratën me Bayern Munichun.

Kjo është arsyeja se së fundmi janë shtuar spekulimet e largimit eventual të sulmuesit gjerman nga “Allianz Arena”.

Mediumi britanik “The Sun” raporton se përfaqësuesi gjerman mund të përfundojë në Angli”.

Atje qe një kohë e pëlqejnë Arsenali dhe Manchester United.

Por, tash në garë për sulmuesin e rrezikshëm është futur edhe Manchester City.

Mediumi britanik raporton se lojtari vlerësohet 40 milionë euro.

Pra, nëse ndonjëri prej klubeve angleze e dëshiron 26 vjeçarin, duhet ta paguajë këtë shifër.

(Kosova Sot Online)