Zbulohet oferta e Arsenalit për Milinkovic-Savicin

  • A.P /
  • 04 July 2022 - 19:51
Zbulohet oferta e Arsenalit për Milinkovic-Savicin

Arsenali raportohet se ka dërguar një ofertë drejt Lazios për Sergej Milinkovic-Savicin.

Mikel Arteta po synon që të përforcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm, teksa mesfushori serb besohet se është në listën e dëshirave të spanjollit.

Sipas “Il Messaggero”, klubi nga Londra ka dorëzuar një ofertë prej rreth 55 milionë eurosh.

Kurse, Lazio thuhet se po kërkon së paku 70 milionë euro për shitjen e Savicit.

27-vjeçari me Lazion ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

(Kosova Sot Online)