Ylli i UFC-së e lë YouTuberin në dhimbje të mëdha, pas goditjes në stomak

  • S.A /
  • 18 July 2022 - 12:53
Ylli i UFC-së e lë YouTuberin në dhimbje të mëdha, pas goditjes në stomak

Sean O’Malley e la në dhimbje të mëdha yllin e YouTube-s, Tyler Chaffee, pasi ia lëshoi një goditje të fuqishme në stomak. Grupi “Nelk Boys” janë miq me një mori emrash më të mëdhenj të UFC-së, përfshirë presidentin e promovimit Dana White. Skuadra është e famshme për videot e tyre dhe ka një bazë prej mbi shtatë milionë abonentësh në YouTube.

Së fundmi, një anëtar i grupit, Kyle Forgeard u bë viral kohët e fundit pasi iu dha 250,000 dollarë nga White në një organzimi, e cila zemëroi fansat dhe luftëtarët. Tani grupi është sërish në sy të publikut pasi u shfaq një video e grupit që shoqërohej me pretendentin e peshave të mesme të lehta, O’Malley.

Një anëtar i grupit, Tyler Chaffee u filmua duke festuar me O’Malley, me këtë të fundit që më pas realizoi një goditje rrotulluese me një nga miqtë që po e mbante Chaffeen me duar që të mos rrëzohej.

Të gjithë rreth dyshes qeshën ndërsa Chaffee vazhdoi të tërhiqej nga dhimbja dhe mbeti i kërrusur.

(Kosova Sot Online )