Lexoni edhe:
Tash ka shpresë edhe për kosovarët, liberalizimi i vizave po troket në derë!
Vedat Muriqi u rikthye edhe njëherë tjetër te Mallorca, por kësaj radhe jo si i huazuar. Të premten, klubi spanjolli e zyrtarizoi blerjen e sulmuesit prizrenas nga Lazio – teksa lojtari nënshkroi kontratë pesë-vjeçare. Aston Villa ia cakton çmimin 18-vjeçarit, Barcelona kryeson garën për tran.
“Corriere dello Sport” ka raportuar se kjo marrëveshje është mbyllur me një vlerë totale prej 10-11 milionë eurosh.
Tash ka shpresë edhe për kosovarët, liberalizimi i vizave po troket në derë!Lexoni edhe:
Lazio thuhet se i ka të garantuara 8 milionë euro, teksa 2-3 milionë euro të tjera janë të parapara në formë të bonuseve.
Nëse kjo është e saktë, atëherë Vedat Muriqi i bie që të jetë blerja më e shtrenjtë në histori të Mallorcas – madje duke kaluar edhe ish-sulmuesin e njohur Samuel Eto’o.
Klubi spanjoll për kamerunasin kishte paguar 7.20 milionë euro në janar të vitit 2000, kur e kishte transferuar nga Real Madridi.
Kjo tregon rëndësinë e jashtëzakonshme të reprezentuesit të Kosovës për Mallorca, pasi ai la gjurmë të mëdha pas vetëm një gjysmë-sezoni, si i huazuar nga Lazio.
28-vjeçari regjistroi 17 paraqitje në total, teksa shënoi pesë gola dhe shtoi tri asistime. Kështu, Muriqi e ndihmoi Mallorcan të siguronte mbijetesën.
(Kosova Sot Online )