Sterling: U zhgënjeva nga trajtimi që më bëri Man City

  • S.A /
  • 20 August 2022 - 14:47
Sterling: U zhgënjeva nga trajtimi që më bëri Man City

Raheem Sterling  thotë se ai ishte tërbuar në trajtimin e tij nga Manchester City gjatë fundit të karrierës së tij në Etihad. Reprezentuesi anglez u largua nga City pas shtatë vitesh në klub për t’iu bashkuar Chelseat në një marrëveshje prej 47.5 milionë funte. 

Dhe tani 27-vjeçari ka folur për largimin e tij nga City dhe se si u ndje i ‘zhgënjyer’ me mënyrën se si përfundoi. Duke folur për Sky Sports , Sterling tha: “Të gjithë duan të ndihen të kërkuar, futbolli nuk është ndryshe. Kur luan me zemrën tënde, sakrifikon ditëlindjet e disa prej fëmijëve të tu dhe më pas trajtohesh në një mënyrë të caktuar, është zhgënjyese”.

(Kosova Sot Online )