Messi – Mbappe, goli më i shpejtë në histori të PSG-së

  • S.A /
  • 22 August 2022 - 15:58
Messi – Mbappe, goli më i shpejtë në histori të PSG-së

Paris Saint-Germaini po vazhdon të dhurojë spektakël në këtë fillim sezoni në Ligue 1.

Kampioni aktual i Francës ishte i jashtëzakonshëm edhe mbrëmë duke e shkatërruar Lillen e Edon Zhegrovës, të cilin e mposhti me rezultat të thellë, 7:1.

Kylien Mbappe e hapi serinë e golave qysh në minutën e 8-të të ndeshjes.

Sulmuesi francez e mori një asistim brilant nga Leo Messi dhe e paraboloi portierin për ta kompletuar një aksion të shkëlqyeshëm.

Dhe, ky gol është edhe zyrtarisht më i shpejti i shënuar ndonjëherë nga një lojtar i Paris Saint-Germainit.

Pra, gjashtë prekje të pesë lojtarëve të ndryshëm dhe loja u zhbllokua me golin më të shpejtë në histori.

PSG-ja sivjet është ekip i jashtëzakonshëm.

(Kosova Sot Online )