Ish-futbollisti i njohur për Pogban: Ai kundërshton vetën, një mysliman duhet t’i drejtohet Zotit dhe jo magjistarit

  • S.A /
  • 05 September 2022 - 10:02
Ish-futbollisti i njohur për Pogban: Ai kundërshton vetën, një mysliman duhet t’i drejtohet Zotit dhe jo magjistarit

Samir Nasri ka komentuar situatën rreth Paul Pogbas, i cili po akuzohet se ka shpenzuar milionat duke paguar një mësues fetar për të bërë përpjekje për ta mbrojtur atë nga lëndimet. Gjithashtu, mesfushori i Juventusit akuzohet se ka kërkuar që të “mallkojë” Kylian Mbappen. Të gjitha këto akuzua erdhën nga vëllai i Paul Pogbas, Mathias, përmes një video të publikuar në rrjetet sociale.

Lidhur me këtë situatë është deklaruar edhe ish-reprezentuesi i Francës, Samir Nasri, i cili tha se Pogba po bie në kundërshtim me vetën e tij. “Ai e kundërshton veten. Ai është mysliman. Nëse duhet të mbrohesh nga diçka, duhet t’i drejtohesh Zotit, jo ‘magjistarit’”, tha ish-mesfushori i Francës, i cili gjithashtu i takon fesë Islame. 

(Kosova Sot Online )