Zyrtare/ Ekipi i njohur italian ndan rrugët me trajnerin

  • E.K /
  • 06 September 2022 - 19:46
Zyrtare/ Ekipi i njohur italian ndan rrugët me trajnerin

Nuk ka më asnjë dyshim, Sinisa Mihajlovic nuk do të jetë më trajneri i Bolonjës.

Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi italian me anë të një deklarate, ku thekson se të dyja palët kanë ndërprerë bashkëpunimin pas vetëm 5 javëve kampionat.

Duket se tre pikë të grumbulluara në pesë ndeshjet e para thuhet se kanë qenë arsyeja e shkarkimit të trajnerit serb nga detyra.

Gjithsesi falënderimet nuk kanë munguar drejt Mihajlovic, me presidentin e klubit italian që e ka cilësuar si vendimin më të vështirë qëkur është vënë në krye të Bolonjës.

(Kosova Sot Online)