Lexoni edhe:
Serbia do të dështon turpshëm në përpjekjen për lobim kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Real Madridi është finalisti i dytë i këtij edicioni në Ligën e Kampionëve, pasi “Los Blancos” triumfuan 2:1 në shtëpi ndaj Bayern Munichut në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, transmeton "Kosova Sot Online".
Matthijs de Ligt shënoi atë që ai mendoi se ishte një gol i barazimit në minutat e fundit të kohës shtesë, por gjyqtari anësor ngriti flamurin e tij dhe përpara se mbrojtësi të godiste topin, gjyqtari fryu bilbilin për të sinjalizuar pozicion jashtë loje.
Bayern kuptueshëm ishte i pakënaqur me vendimin, me De Ligt që sugjeroi që gjyqtarët e ndihmojnë Realin.
Pas ndeshjes ka folur trajneri i Los Blancos, Ancelotti, i cili ka thënë se do të ankohen edhe ata pas ankesave të Bayernit.
“Episodi jashtë loje është i thjeshtë për t’u shpjeguar. Ndoshta nuk ishte jashtë loje, por gjyqtari vërshëlleu (para golit) dhe ne pushuam së luajturi. Kjo është e gjitha. Bayern u ankua për pozitën jashtë loje? Në rregull, kështu që ne ankohemi për golin e anuluar të Nachos sepse Kimmich simuloi”, ka thënë Ancelotti.
E në finalen e 1 qershorit në Londër, Real Madridi do të ketë punë me një tjetër ekip gjerman, Borussia Dortmundin që e eliminoi Paris Saint-Germain.
(Kosova Sot Online )