Lexoni edhe:
E humbi ndeshjen, qendërmbrojtësi i Bayernit Matthijs de Ligt ankohet për gjyqtarët
Real Madridi është finalisti i dytë i këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.Ky synim u realizua pasi që
“Los Blancos” triumfuan 2:1 në shtëpi ndaj Bayern Munichut në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, transmeton "Kosova Sot Online".
Trajneri mysafir, Thomas Tuchel ka reaguar ashpër ndaj vendimit të gjyqtarit në fund të ndeshjes.
E humbi ndeshjen, qendërmbrojtësi i Bayernit Matthijs de Ligt ankohet për gjyqtarëtLexoni edhe:
“Ishte një katastrofë absolute. Një shkelje e rregullave. Kjo skenë duhet luajtur deri në fund. Ky është rregulli. Drejtuesi i linjës bëri gabimin, dhe gjyqtari bëri gabimin e dytë”, tha ai.
E në finalen e 1 qershorit në Londër, Real Madridi do të ketë punë me një tjetër ekip gjerman, Borussia Dortmundin që e eliminoi Paris Saint-Germain.
(Kosova Sot Online )