Messi reagon pas pensionimit të Federer: Gjeni, unik!

  • S.A /
  • 16 September 2022 - 10:42
Messi reagon pas pensionimit të Federer: Gjeni, unik!

Lionel Messi ka reaguar pas njoftimit për pensionim të legjendës së tenisit, Roger Federer.

Tenisti zviceran njoftoi se pas turneut LaverCup që mbahet javën e ardhshme, ai do ta mbyllë karrierën e tij të jashtëzakonshme.

Ndërkohë, nuk kanë vonuar mesazhet nga sportistët më të mëdhenj të botës dhe jo vetëm nga tenisi.

Lionel Messi ka reaguar duke e quajtur gjeni dhe unik tenistin Federer. “Një gjeni, unik në historinë e tenisit dhe shembull për çdo sportist. Gjithë të mirat në etapën tënde të re, do na mungojë të të shohim në fushë duke na bërë të kënaqemi”, shkroi Messi.

(Kosova Sot Online )