Të gjitha çmimet nga edicioni i kaluar i Ligës së Konferencës shkojnë te Roma, Lorenzo Pellegrini shpallet më i miri

  • S.A /
  • 16 September 2022 - 09:58
Të gjitha çmimet nga edicioni i kaluar i Ligës së Konferencës shkojnë te Roma, Lorenzo Pellegrini shpallet më i miri

Roma ka zhvilluar ndeshjen e parë të Ligës së Evropës në Olimpico, ku ka mposhtur Helsinikin me rezultat 3-0.

Giallorosët janë fituesit në fuqi të Ligës së Konferencës dhe vetëm mbrëmë para fillimit të ndeshjes kanë marrë çmimet e vitit të kaluar.

Në fakt të gjitha çmimet, nga portieri më i mirë, te mbrojtësi, mesfushori, sulmuesi dhe lojtari i sezonit kanë shkuar për futbollistët e Romës. 

Rui Patricio është zgjedhur portieri më i mirë, derisa Chris Smalling mbrojtësi më i mirë i sezonit.

Kapiteni i Romës, Lorenzo Pellegrini ka fituar dy çmimet, si mesfushori më i mirë dhe futbollisti i sezonit në Ligën e Konferencës.

Ndërkohë çmimi për sulmuesin më të mirë i ka takuar anglezit Tammy Abraham. 

(Kosova Sot Online )