Lozano rikuperohet nga lëndimi, gati të luajë kundër Milanit

  • A.P /
  • 16 September 2022 - 21:52
Lozano rikuperohet nga lëndimi, gati të luajë kundër Milanit

Luciano Spalletti ka marrë një lajm të mirë pasi që Hirving Lozano është rikuperuar në kohë për ndeshjen kryesore të kësaj jave në Serie A, atë të Milan – Napoli

Sulmuesi meksikani 27 vjeçar nuk arriti që të paraqitet me skuadrën në fitoren e tyre në Ligën e Kampionëve kundër Rangers për shkak të një gripi që i përsëritej atij, duke detyruar Spallettin që të luajë me Mateo Politanon në vend të tij.

Siç thekson Calciomercato.com, Lozano është rikthyer në fushë gjatë sesionit stërvitor sot dhe duket së është rikuperuar nga sëmundja e tij, duke e vënë atë në garë për ndeshjen kundër Milanit, një ndeshje që mund të jetë çelës për garë për titull këtë sezon.

Spalletti tani do të vendos që të luajë me meksikanin apo Politanon kundër Kuqezinjve.

27 vjeçari ka pasur një start të ngadaltë këtë sezon, duke bërë vetëm një asist nga shtatë ndeshje në Serie A dhe Ligën e Kampionëve. Ai shënoi 26 gola dhe bëri 15 asiste nga 121 paraqitje për klubin, prej që ju bashkua atyre në vitin 2019.

(Kosova Sot Online)