Balotelli në klub nate, tërbohen tifozët e Sionit

  • A.P /
  • 16 September 2022 - 22:05
Balotelli në klub nate, tërbohen tifozët e Sionit

Aventura e Mario Balotellit në Zvicër nuk ka filluar me këmbë të mbarë, me sulmuesin italian që raportohet se është parë në një klub nate në Lausanne

Sulmuesi 32 vjeçar e kaloi sezonin e fundit në ekipin e Adana Demirspor në Turqi, ku shënoi 19 gola në 35 paraqitje dhe pastaj ju bashkua FC Sion në një marrëveshje për 3 milionë euro në fund të afatit kalimtar.

Balotelli ka bërë dy paraqitje duke u zëvendësuar me skuadrën zvicerane prej që ka arritur aty, me paraqitje që lënë për të dëshiruar.

Siç raporton Actu Foot, Balotelli ka munguar në stërvitje për disa ditë pasi që ka pasur probleme me bronikit, por tifozët kanë mbetur të zhgënjyer pasi që fotografitë tregojnë që ai është argëtuar në një klub nate me dy shokë.

(Kosova Sot Online)