Xavi po i ‘zhduk’ kapitenët aktualë të Barcelonës –e ka zgjedhur të ardhshmin

  • S.A /
  • 20 September 2022 - 16:40
Xavi po i ‘zhduk’ kapitenët aktualë të Barcelonës –e ka zgjedhur të ardhshmin

Pas sezonit të kaluar, i cili ishte për tu harrua, Barcelona duket si një ekip që është gati për gjëra të mëdha këtë sezon. Pas gjashtë xhirove të luajtura, katalanasit janë të dytët pas Real Madridit, duke tubuar 16 pikë me një gol-diferencë të frikshme 18:1. Xavi solli disa lojtarë që i duheshin, para së gjithash e përforcoi sulmin me Robert Lewandowskin.

Trajneri i Barcelonës bëri një sërë ndryshimesh dhe më nuk i sheh në planet e tij legjendat dhe kapitenët aktualë të klubit si Jordi Alba, Gerard Pique dhe Sergi Roberto.

Kapiteni i katërt është Sergio Busquets dhe sipas mediave spanjolle duhet të largohet edhe ai, ndaj katalanasit do të mbeten pa kapiten.

Sipas Sport, Xavi tashmë i ka gati pasardhësit e tyre. 19-vjeçari Pedri duhet të bëhet kapiteni i parë, i cili do të pasohet nga Ronald Araujo, Andre Ter Stegen dhe Robert Lewandowski.

Sport shkruan se Xavi kishte planifikuar të emëronte në mesin e kapitenëve edhe Ousmane Dembele, por drejtuesit e Barcelonës e ndërprenë menjëherë atë plan për shkak të një sërë skandalesh dhe incidentesh të lidhura me sulmuesin francez.

(Kosova Sot Online )