Prezenca e Rrahmanit sonte në Ligën e Kampionëve, në dyshim

  • E.K /
  • 04 October 2022 - 12:19
Prezenca e Rrahmanit sonte në Ligën e Kampionëve, në dyshim

Amir Rrahmani nuk është shëruar ende nga lëndimi.

Futbollisti kosovar nuk po ndihet ende 100 për qind dhe prezenca e tij në ndeshjen e sontme të Ligës së Kampionëve është vënë në dyshim.

Mediumi italian “Corriere dello Sport” raporton se përfaqësuesi kosovar rrezikon të përfundojë në bankinë në ndeshjen e sontme ndaj Ajaxit.

Ai po ndien ende dhimbje në muskulin e kofshës dhe trajneri Luciano Spalletti mund të mos rrezikojë për ta aktivizuar atë në lojë.

Gjendja e futbollistit të Napolit do të vlerësohet në orët në vazhdim.

Për momentin ekziston mundësia që Amiri të përfundojë në bankinë.

Rrahmani po e formon një dyshe mjaft të sigurt në zemër të mbrojtjes së bashku me Kim.

Por, nëse futbollisti kosovar e ngre flamurin e bardhë, në vend të tij mund të luajë Juan Jesus ose Ostigard.

Rrahmani është lojtar mjaft i rëndësishëm Napolit këtë sezon. 

(Kosova Sot Online)