Xavi: Të fitosh duke vuajtur është gjithashtu një virtyt, por duhet të përmirësohemi

  • S.A /
  • 10 October 2022 - 09:59
Xavi: Të fitosh duke vuajtur është gjithashtu një virtyt, por duhet të përmirësohemi

Barcelona e mposhti me vështirësi dhe me vuajtje Celta Vigon mbrëmë duke e rikthyer primatin në La Liga. Gjiganti katalunas edhe një herë bëri paraqitje të zbehtë dhe ky fakt po e shqetëson trajnerin Xavi Hernandez. Ai mendon se është koha që ekipi t’i përmirësojë paraqitjet, derisa e bëri një analizë të lojës me Celtan. “Duhet të përmirësohemi, duhet të jemi shumë autokritikë. Në pjesën e parë luajtëm mirë dhe aty është dashur të mbyllnim gjithçka. Në lojë si kjo, nëse nuk kryen punë kur je duke dominuar, mund të përfundosh në barazim. Pjesa e dytë nuk ishte e mirë, u ndalëm, nuk u shtymë përpara, nuk bëmë presion. Ndoshta për shkak të lodhjes. Ramë psikologjikisht dhe përfunduam me 2-3 raste të mira shënimi nga kundërshtari.”, deklaroi Xavi pas lojës.

“Askush nuk fiton pa sakrifica. Është e rëndësishme të fitosh edhe kur nuk je mirë. Është një fitore e artë, por duhet të jemi ata të gjysmë orës së parë”, vazhdoi trajneri katalunas. Xavi shton se tash Barça po përgatitet për ndeshjen e rëndësishme e pse jo edhe vendimtare me Interin në Ligën e Kampionëve këtë mesjavë, ndërsa më pas do të mendojë edhe për El Clasicon që e pret me Real Madridin. 

(Kosova Sot Online )