PSG dhe Benfica ndajnë sërish pikët

  • A.P /
  • 11 October 2022 - 23:00
PSG dhe Benfica ndajnë sërish pikët

Ashtu si në ndeshjen e kaluar, Paris Saint-Germaini dhe Benfica sërish kanë luajtur baras në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Parc des Princes” u mbyll me rezultatin 1:1, rezultat i cili ishte regjistruar edhe në Portugali 

Kylian Mbappe shënoi për parisienët nga pika e bardhë në minutën e 40-të.

Joao Mario shënoi për mysafirët në minutën e 62-të, gjithashtu nga pika e penalltisë.

PSG-ja vazhdon të jetë në pozitën e parë në Grupin H edhe pas xhiros së katërt.

Skuadra franceze ka tetë pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe Benfica si e dyta. 


(Kosova Sot Online)