Napoli pranë rinovimit me Rrahmanin, zbulohet paga e re e yllit kosovar

  • A.P /
  • 19 October 2022 - 19:46
Napoli pranë rinovimit me Rrahmanin, zbulohet paga e re e yllit kosovar

Gazetari i njohur italian, Nicolo Schira ka raportuar se Napoli është afër arritjes së marrëveshjes për rinovimin e kontratës me Amir Rrahmanin.

Mbrojtësi kosovar ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit me ekipin italian, duke u bërë shtylla e mbrojtjes

Sipas Schiras, marrëveshja është pothuajse gati, ndërsa zyrtarizimi pritet të ndodhë gjatë muajit nëntor.

Rrahmani do të përfitojë 2.8 milionë euro me kontratën e re. 

(Kosova Sot Online)