Lajmi i fundit: Man Utd e përjashton Ronaldon

  • A.P /
  • 20 October 2022 - 19:11
Lajmi i fundit: Man Utd e përjashton Ronaldon

Cristiano Ronaldo nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Manchester United për ndeshjen e së shtunës kundër Chelsea.

Sulmuesi portugez u largua nga Old Trafford para përfundimit të fitores së së mërkurës në Premier League ndaj Tottenhamit.

Ndonëse nuk u dha arsyeja, sjellja e tij në përfundim të ndeshjes duket të jetë motivi që ka çuar “Djajtë e Kuq” në këtë vendim.

“Cristiano nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Man United për ndeshjen e kësaj të shtune kundër Chelseat. Pjesa tjetër e skuadrës është plotësisht e përqendruar në përgatitjen për atë ndeshje”.


(Kosova Sot Online)