Juventusi dhe Empoli do të hapin sonte javën e 11-të

  • A.P /
  • 21 October 2022 - 19:55
Juventusi dhe Empoli do të hapin sonte javën e 11-të

Juventusi dhe Empoli do të hapin sonte javën e 11-të në Serie A.

Këto dy skuadra do të përballen mes vete në “Allianz Stadium”, me ndeshjen që fillon në ora 20:45 

Të dy skuadrat do të hyjnë në këtë ndeshje pas fitoreve të regjistruara në javën e kaluar.

Juventusi fitoi 0:1 në udhëtim kundër Torinos, teksa renditet i teti në tabelë me 16 pikë,

Kurse, Empoli që fitoi 1:0 kundër Monzas javën e kaluar, renditet i dhjeti me 11 pikë.

(Kosova Sot Online)