Arsenali favorit për transferimin e Mudryk, Shakhtari ia cakton çmimin e largimit ukrainasit

  • A.P /
  • 24 October 2022 - 22:05
Arsenali favorit për transferimin e Mudryk, Shakhtari ia cakton çmimin e largimit ukrainasit

Arsenali raportohet se është duke udhëhequr në garën për transferimin e yllit ukrainas, Mykhaylo Mudryk.

“Topçinjtë” ishin të lidhur transferimin e tij edhe në afatin kalimtar të verës, por u tha se nuk ia dolën të arrinin marrëveshje me Shakhtar Donetskun rreth çmimit, edhe pse lojtari kishte rënë dakord rreth kushteve personale,

Mudryk e ka filluar sezonin 2022/23 në formë të mirë, duke shënuar pesë gola dhe regjistruar shtatë asistime në dhjetë paraqitje në të gjitha garat.

“Calciomercato” ka raportuar se Arsenali është ende i interesuar për transferimin e 21-vjeçarit dhe besohet se klubi londinez është favorit për të kompletuar këtë lëvizje.

Trajneri Mikel Arteta dëshiron që ky transferim të realizohet në janar.

Në anën tjetëror, Shakhtar Donetsku thuhet se  kërkon së paku 35 milionë euro për shitjen e njërit prej futbollistëve kryesorë të skuadrës.

Roma dhe Juventusi mendohet se janë dy klubet tjera të interesuara për reprezentuesin e Ukrainës.

Kujtojmë se Mudryk kohë më parë kishte pranuar se ëndrra e tij është të luajë për një klub të Premierligë dhe kjo mund të ndihmojë Arsenalin në përpjekjen e tyre për të siguruar shërbimet e tij.

“Po, unë mendoj se çdo futbollist ëndërron të luajë në Premierligë. Arsenali është një ekip shumë i mirë, kanë trajner shumë të mirë. Më pëlqen mënyra se si luajnë. Nga ana ime, nuk mund të them jo, por transferimi nuk është vetëm vendimi im”, ishte shprehur ai në një intervistë për “CBS Sports”.

Ndryshe, Mykhaylo Mudryk ka kontratë të vlefshme me Shakhtar Donteskun deri në fund të vitit 2026. 

(Kosova Sot Online)