Pas tifozëve, edhe klubi i bashkohet fushatës për transferimin e Ronaldos

  • A.P /
  • 28 October 2022 - 19:57
Pas tifozëve, edhe klubi i bashkohet fushatës për transferimin e Ronaldos

Argentinos Juniors ka nisur një fushatë për të nënshkruar me Cristiano Ronaldon.

Duket e çmendur dhe diçka që nuk është brenda mundësive ekonomike të skuadrës nga Buenos Aires, por “dëshira” është ngritur në qiell 

Me “hashtag” “#ElBichoAlBicho”, tifozët e Argentinos Juniors filluan një fushatë në rrjetet sociale që mori ngjyrime më serioze kur u bashkua edhe vetë klubi.

Madje, në llogarinë zyrtare të klubit në “Twitter” është postuar një foto të Ronaldos me fanellën e Argentinos Juniors, si dhe një video e fanellës së personalizuar me emrin dhe numrin e lojtarit.

(Kosova Sot Online)