Arsenali i ofron kontratë të re William Salibas

  • A.P /
  • 31 October 2022 - 21:51
Arsenali i ofron kontratë të re William Salibas

Arsenali raportohet se i ka ofruar një kontratë të re William Salibas.

Qendërmbrojtësi po kalon një sezon të shkëlqyeshëm dhe është i pazëvendësueshëm në formacionin bazë të Mikel Artetas.

Kësisoj, Arsenali planifikon që ta ketë në radhët e veta edhe për më shumë sezone Saliban.

“The Athletic” ka raportuar se klubi nga Londra tashmë i ka ofruar kontratën e re francezit.

Bisedimet thuhet se po vazhdojnë mes palëve për të arritur një marrëveshje të re.

Besohet se edhe 21-vjeçari dëshiron që të jetë për më gjatë në “Emirates Stadium”.

Kontrata aktuale e William Salibas me Arsenalin është e vlefshme deri më 30 qershor 2024.


(Kosova Sot Online)