
Edhe pse me vështirësi PSG fiton ndaj Lorientit

Paris Saint-Germain e ka shënuar edhe fitoren e radhës në Ligue 1.
Kampioni francez e mposhti në udhëtim Lorientin me rezultat të ngushtë 1:2 në javën e 14-të.
Ishte Neymar i cili realizoi në minutën e nëntë të ndeshjes, pas asistimit të Ekitike.
Rezultati u barazua në minutën e 53-të kur realizoi Moffi.
Por, tri pikët mysafirëve ia siguroi Danilo Pereira që realizoi në minutën e 81-të, pas asistimit të Neymar.
PSG në këtë ndeshje ishte pa Messin e lënduar.
Me këtë fitore, tani PSG shkon në kuotën e 38 pikëve në vendin e parë, gjashtë më shumë se Lens që ka pozitën e dytë.
Lorient në anën tjetër mbetet i katërti me 27 pikë gjithsej.
(Kosova Sot Online)