Sulm i ashpër i Ronaldos kundër trajnerit Rangnick

  • S.A /
  • 14 November 2022 - 09:18
Sulm i ashpër i Ronaldos kundër trajnerit Rangnick

Cristiano Ronaldo , në intervistën dhënë mediumit “The Sun”, s’është ndalur me akuza , e ka sulmuar ish-trajnerin e Manchester Unitedit, Ralf Rangnick, për të cilin thotë se nuk kishte dëgjuar më parë, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Pas Sir Alex Fergusonit nuk kishte rritur në klub: përparimet ishin të barabarta me zero. Një aspekt i rëndësishëm i kësaj është se si United e shkarkoi Ole Gunnar Solskjaerin për ta marrë një drejtor sportiv si Ralf Rangnick. Dhe, është një gjë që askush nuk e ka kuptuar: nuk ka qenë kurrë trajner, është gjëja që nuk më befason veç mua, por krejt botën. Si mund të bëhesh trajner i United nëse nuk ke punuar kurrë si trajner!?”, ka pyetur Ronaldo. 

(Kosova Sot Online )