Ronaldo zbardh prapaskanet e shantazhit që ja kurdisen: U ndjeva i tradhtuar, ndiej se disa njerëz nuk më donin në Manchester United

  • S.A /
  • 14 November 2022 - 08:31
Ronaldo zbardh prapaskanet e shantazhit që ja kurdisen:  U ndjeva i tradhtuar,  ndiej se disa njerëz nuk më donin në Manchester United

Ylli i futbollit evropian, Cristiano Ronaldo, në një intervistë dhënë eksluzivisht për gazetrin Piers Morgan ka folur hapur për shumë tema rreth karrierës së tij dhe kohën e vështirë nëpër të cilën po kalon së fundmi. Kritika të ashpra  dhe denocime të hapura ka adresuar edhe  kundër  Manchester Unitedit dhe  trajnerit të e skudrës, Ten Hag.

“Man United u përpoq të më detyronte të largohesha. Jo vetëm trajneri, por edhe njerëzit tjerë që janë përreth klubit. U ndjeva i tradhtuar. Ndiej se disa njerëz nuk më donin në Manchester United, jo vetëm këtë vit, por as në sezonin e kaluar”, ka deklaruar Ronaldo.

Portugezi ka treguar se gjatë verës ai nuk ishte në stërvitje parasezonale, pasi vajza e tij tremuajshe po luftonte me jetën, kurse trajneri i kërkonte paraqitje në stërvitje.

“Nuk kam respekt për të. Ai nuk më kuptoi në rastin e vajzës. Ata dyshuan në mua”, ka potencuar Ronaldo, i cili thekson se respekti që e kishte në Real Madrid i ka munguar te Manchester United.

“Largimi nga Real Madridi? Pendimi më i madh i karrieres time. Aty kisha respekt, aty kisha dashuri. Nese do të kthehesha pas në kohë, do të luaja atje falas. Nuk duhej të largohesha kurrë nga klubi më i madh në botë. Më trajtuan si mbret”, ka thënë Ronaldo gjatë intervistës.

(Kosova Sot Online )