Man Utd i zemëruan me intervisten e Ronaldos: Ka treguar mungesën e pa kompensueshme të respektit

  • S.A /
  • 14 November 2022 - 13:28
Man Utd i zemëruan me  intervisten e  Ronaldos: Ka treguar mungesën  e pa kompensueshme të respektit

Cristiano Ronaldo bëri goditje mëtë rënda në drejtim të Manchester Unitedit, në një intervistë dhënë mediumit “The Sun”, ku ylli portugez tha se ndihet  edhe i tradhtuar nga “Djajtë e Kuq”, të cilët nuk e trajtuan si duhet. Zyrtarët e Manchester Unitedit nuk kanë hestur, kanë reaguar pas publikimit të intervistes. Siç raporton mediumi tjetër britanik “Sky Sports UK”, fjalët e portugezit janë pritur me një dëshpërim ekstrem nga gjiganti i Premierligës, transmeton "Kosova Sot Online".

Klubi është vënë në dijeni të kësaj interviste vetëm dje gjatë ditës, ndërsa skuadra po përgatitej për t’u rikthyer në Manchester pas ndeshjes kundër Fulhamit. Tash, klubi do ta bëjë vlerësimin, pasi konsideron se kishte mungesë të respektit të pakompensueshme. Klubi anglez nuk e kupton këtë sulm dhe ndihet i zhgënjyer me mungesën e vlerësimit dhe respektit, si ndaj trajnerit Erik ten Hag dhe po ashtu në drejtim të shokëve të tij të skuadrës.