Rio Ferinand kundër kthimit të Ronaldos në Old Trafford

  • S.A /
  • 15 November 2022 - 08:52
Rio Ferinand kundër kthimit të  Ronaldos në Old Trafford

Ish shoku i Ronaldos, Rio Ferdinand,  ka thënë që për Cristiano Ronaldon nuk “do të këtë rrugë kthimi” në Old Trafford pas intervistës së tij me Piers Morgan, transmeton "Kosova Sot Online".

Ferdinand ka dhënë disa përgjigje pas intervistës sensacionale të sulmuesit 37 vjeçar për gazetarin Morgan, ku ai ka folur për mungesën e progresit të nëntë viteve në United. Ferdinand ka thënë se ish kolegu i tij e ka “fyer” klubin në përpjekje për t’u larguar nga Old Trafford, duke theksuar se “nuk do të këtë kthim mbrapa më” për Ronaldon në Teatrin e Ëndrrave”.

“Jam thjesht i qartë për këtë situatë. Ka mbaruar gjithçka. Kjo aferë dashurie e tij me Manchester United ka mbaruar. Libri është mbyllur, ai e ka fyer klubin dhe i ka vendosur ata në një pozitë që nuk ka kthim pas. Edhe ata pak njerëz në klub që kanë dashur ta mbajnë Ronaldon, tani nuk mundën pas asaj çfarë ka thënë ai”, tha Ferdinand për Vibe with Five.

“Nuk mund të ulësh këtu dhe ta mbrosh atë çfarë ka thënë Cristiano Ronaldo, sepse thellë në vete, dhe unë e di një fakt, që e gjithë kjo është krijuar që ai të largohet nga klubi. Nuk mendoj që klubi do ta kthejë atë përsëri dhe nuk mendoj që ai dëshiron të kthehet, ky është fakt dhe mendoj që e tërë kjo është prodhuar për këtë arsye që ai dëshiron të largohet nga ai vend”.

Ferdinand ka luajtur me Ronaldon gjatë tërë sezoneve të portugezit në qëndrimin e parë në klub, me mbrojtësin që kishte shkuar në skuadrën e Sir Alex Ferguson një vit para sulmuesit, më 2002. Kjo do të thotë se ata të dy e kanë ndarë zhveshtorën për gjashtë sezone – gjatë të cilit qëndrim United fitoi tre tituj të Premier Ligës, një FA Cup, dy Liga të Kupës dhe një Ligë të Kampionëve më 2008. Ferdinand bashkë me analistin tjetër Jamie Carragher ka bërë thirrje që United ta përjashton Ronaldon.

Ka qenë e qartë që nga vera e kaluar që Ronaldo dëshiron të largohet nga Old Trafford. Me këtë intervistë shumë ish bashkëlojtarë të tij dhe analistë kanë dalë kundër, ai duket se ka qenë i destinuar të largohet kështu – ose në janar apo në verë. E vetmja pengesë që ka penguar largimin e tij është paga e madhe që as klubet e mëdha në Europë nuk e përballojnë. 

(Kosova Sot Online )