Detyra e pushtetit është ti kërkon alternativat më të mira për ta ndërtuar dhe zhvilluar shtetin

Detyra e pushtetit është ti kërkon alternativat më të mira për ta ndërtuar dhe zhvilluar shtetin
Detyra e pushtetit është ti kërkon alternativat më të mira për ta ndërtuar dhe zhvilluar shtetin

Skender Mulliqi

  • 14 November 2022 - 16:41

Shkruan:Skënder Mulliqi

Nëse ligjet ia përshtatim shoqërisë , atëherë shteti mund të këtë rregullime të brendshme të ndryshme .Sigurisht së secili shtet dallohet dhe i ka specifikat e veta të rregullimit të brendshëm.

 

Ka shtet për të cilën është derdhur shumë gjak, ku për te janë burgosur dhe janë vrarë shumë njerëz. Ekzistojnë shtete në botë, ku për të cilat janë vrarë edhe fëmijët (Kosova), ka shtete vetëm të funksionarëve të lartë, ata që vetëm ndajnë paga, ekzistojnë shtete sundimtarësh si hapësirë që atyre ju mundëson të sundojnë më strukturat e veta patologjike , të cilët na paraqitën edhe si figura të rëndësishme historike! Kemi shtete të pa zhvilluara ku, sundojnë kryesisht njerëzit më logjikë “fshatareske” , me pa aftësi intelektuale , por që megjithatë arrijnë të bëhen faktorë të rëndësishëm , edhe pse shtetin e kthejnë në banditizëm dhe në plaçkë. Kemi realitete shoqërore dhe politike të ndara, dhe mirë është kjo sepse në botë nuk kemi vetëm regjime sundimtarësh! Kur një shtet ka rregullim të mirë të brendshëm, atëherë edhe mund të themi së kemi të bëjmë më një shtet të civilizuar. Kemi edhe shembuj, kur një shtet ngritët lartë , por që më vonë ka mundësi të degradimit në demokratizim dhe në tolerancë. I shkrova këto radha lexues të nderuar, sepse edhe Kosova ende nuk ka gjetur alternativa të mira, të rregullimit të brendshëm, dhe as të funksionimit të rendit dhe të ligjit, për tu bërë kështu konkurrencë, shteteve të civilizuara në Evropë! E ky pushtet duhet ti gjen alternativat e mira?!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".