Ronaldo me notë të dobët për Man Unitedin: I nevojiten edhe 2-3 vjet për ta arritur nivelin e Cityt e Liverpoolit

  • S.A /
  • 15 November 2022 - 09:22
Ronaldo me notë të dobët për Man Unitedin:  I nevojiten edhe 2-3 vjet për ta arritur nivelin e Cityt e Liverpoolit

Edhe ylli i futbollit portugez, Cristiano Ronaldo është shprehur në anën e tifozëve, të cilët kanë protestuar kohë pas kohe kundër pronarëve të Manchester Unitedit, respektivisht familjes Glazer.  Ronaldo në intervistën e fundit të dhënë për tabloidin britanik “The Sun” ka thënë se “Djajtë e Kuq” nuk janë në nivelet më të larta të futbollit anglez, duke insistuar se do t’ju duhen edhe disa vite për t’i arritur skuadrat tjera,transmeton "Kosova Sot Online ".

“Tifozët kanë gjithmonë të drejt. Duhet ta dinë të vërtetën, duhet që t’ua tregojmë ne lojtarët, pasi bashkërisht ia duam të mirën klubit. Unë ia dua më të mirën klubit, kjo është arsyeja se përse kam ardhur në Manchester United, sepse e dua këtë klub. Janë disa gjëra brenda klubit që nuk ndihmojnë në arritjen e niveleve maksimale të klubeve si Manchester City, Liverpool, por edhe Arsenal. Do të jetë e vështirë për Manchester Unitedin të jetë në krye të renditjes në 2-3 vjetët e ardhshëm”, ka thënë Ronaldo.

“CR7” së fundmi e goditi rëndë klubin e tij, nga i cili tha se ndihet i tradhtuar, ndërsa e injoroi trajnerin Erik ten Hag, duke thënë se nuk ka respekt për të.

(Kosova Sot Online )