Man United po e përgaditë terenin për largimin e shpejtë Ronaldos nga klubi, angazhohen avokatët ligjor për prishjen e kontratës

  • S.A /
  • 18 November 2022 - 14:17
Man United po e përgaditë terenin për largimin e shpejtë Ronaldos nga klubi, angazhohen avokatët ligjor për  prishjen e kontratës

Manchester United po shqyrton mundësinë e ndërprerjes më të shpejtë  të kontratës me Cristiano Ronaldon pas intervistës së tij me Piers Morgan. “The Athletic” ka raportuar se klubi po shqyrton marrjen e masave ligjore kundër portugezit për shkelje të kontratës, e cila mund të rezultojë në prishjen e marrëveshjes, transmeton "Kosova Sot Online ".

 Ronaldo kritikoi ashpër klubin, trajnerin dhe jo vetëm, në intervistën në fjalë, teksa akuzoi ata edhe për tradhti.

Man United lëshoi ​​një deklaratë zyrtare këtë të premte, ku thuhet: “Manchester United ka nisur këtë mëngjes hapat e duhur në përgjigje të intervistës së fundit të Cristiano Ronaldos në media. Ne nuk do të bëjmë komente të mëtejshme derisa ky proces të arrijë në përfundimin e tij”. Të gjithë lojtarët nënshkruajnë një kontratë pune në Premierligë me klubet e tyre. Sipas kësaj marrëveshjeje, ata janë të detyruar të “përmbahen dhe të veprojnë në përputhje me të gjitha udhëzimet e ligjshme të çdo zyrtari të autorizuar të klubit” dhe nuk lejohen të “shkruajnë ose thonë ndonjë gjë që ka të ngjarë të çojë në disreputacion… ose të shkaktojë dëmtim të klubit”, sipas “The Athletic”. Tani, klubi do të duhet të përcaktojë shkallën në të cilën Ronaldo është në shkelje të kontratës së tij përmes komenteve të tij për të përcaktuar se cilat rezultate janë të mundshme. Bisedimet me avokatët ligjorë thuhet se kanë nisur. Nëse 37-vjeçari konsiderohet se ka shkelur kontratën e tij, klubi mund të prishë marrëveshjen. Kësisoj, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” do të mbetej menjëherë lojtar i lirë.

Ndryshe, kontrata aktuale e Cristiano Ronaldos me Manchester Unitedin, sipas procedures së rregullt duhet të  skadon më 30 qershor 2023.

(Kosova Sot Online )