'Plas skandali': 8 lojtarë të Ekuadorit morën ryshfet për të humbur ndeshjen me qëllim kundër Katarit

  • A.P /
  • 18 November 2022 - 18:34
'Plas skandali': 8 lojtarë të Ekuadorit morën ryshfet për të humbur ndeshjen me qëllim kundër Katarit

Pritja e Kupës së Botës është një përgjegjësi e madhe, të cilën Katari nuk duket se po e trajton mirë. 

Javët e fundit, ka pasur raportime në rritje që ekspozojnë shkeljen e të drejtave të njeriut, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, vendin dhe mungesën e garancive që ata kanë për të përballuar një ngjarje që bashkon kultura të shumta nga e gjithë bota.

Sikur të mos mjaftonte kjo, tashmë nikoqirët e Botërorit po përballen me akuza të rënda, të cilat do t'i linin në një dritë të keqe. 

Sipas Amjad Taha, ekspert në çështjet strategjike politike dhe drejtor rajonal i qendrës britanike në Arabinë Saudite. 

Ai raportoi se tetë lojtarë ekuadorianë dyshohet se u janë dhënë ryshfet 7.4 milionë dollarë në këmbim të fitores në ndeshjen kundër Katarit.

(Kosova Sot Online)