Benzema nuk mund të paraqitet në Kupën e Botës për shkak të lëndimit

  • A.P /
  • 20 November 2022 - 10:43
Benzema nuk  mund të paraqitet në Kupën e Botës për shkak të lëndimit

E konfirmon Franca, Karim Benzema është përjashtuar nga Kupa e Botës pasi pësoi një dëmtim në kofshë në stërvitje.

Benzema u largua herët nga stërvitjet për shkak të një dëmtimi në "kadricepsin e kofshës së majtë", konfirmoi Federata Franceze e Futbollit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Një skanim i mëvonshëm në një spital në Doha vendosi se ai nuk do të mund të paraqitet në Kupën e Botës.

Benzema ka shënuar 37 gola për kombëtaren në 97 paraqitje.

(Kosova Sot Online)