Pulisic: Qëllimi i SHBA-së është për të fituar Kupën e Botës

  • A.P /
  • 21 November 2022 - 17:46
Pulisic: Qëllimi i SHBA-së është për të fituar Kupën e Botës

Anësori i Chelsea, Christian Pulisic ka folur për objektivat e kombëtares së tij, SHBA-në.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndodhen në një grup të vështirë për Kupën e Botës, pasi janë me Anglinë, Uellsin dhe Iranin.


Por, kjo nuk e pengon anësorin e ‘Bluve të Londrës’ për treguar që ata synojnë të luftojnë për ta fituar titullin.

“Synimet e ekipit janë të shkojë dhe të konkurrojë me ekipet më të mira në botë dhe të luftojë për të fituar turneun. Sigurisht që nuk do të jetë kurrë e lehtë, por mendoj se nëse luajmë ashtu siç e dimë se jemi të aftë, dhe me shumë besim dhe luftim te ne, sapo të arrini në ato faza eliminatore çdo gjë mund të ndodhë. Ne do të luftojmë vërtet. Ne duam të jemi një pjesë e madhe e këtij Botërori”, u shpreh ai.

Kujtojmë që sot me fillim nga ora 20:00 SHBA luan ndaj Uellsit, ndeshjen e parë në Kupën e Botës

 

(Kosova Sot Online)