Pas fitores ndaj Argjentinës/Mbreti i Arabisë shpallë nesër ditë feste

  • A.P /
  • 22 November 2022 - 17:27
Pas fitores ndaj Argjentinës/Mbreti i Arabisë shpallë nesër ditë feste

Arabia Saudite ka shkaktuar një prej befasive më të mëdha në histori të Kampionatit Botëror, duke mposhtur Argjentinën.

Lajmi për humbjen e Argjentinës bëri bujë të madhe në gjithë botën. Kurse, mbreti i Arabisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, Salman, ka marrë një hap të paparë ndonjëherë.

‘SPORTbible’ shkruan se Mbreti Salman ka njoftuar se nesër do të jetë ditë feste në gjithë vendin.

Arabët do të kenë mundësi të shfrytëzojnë një ditë pushimi, pas fitores së kombëtares së tyre ndaj Argjentinës.


(Kosova Sot Online)