Ronaldo: Ndihem sikur është koha për të kërkuar një sifdë të re

  • A.P /
  • 22 November 2022 - 19:55
Ronaldo: Ndihem sikur është koha për të kërkuar një sifdë të re

Cristiano Ronaldo dhe Manchester United kanë ndarë rrugët.

Skuadra e Manchester United ka njoftuar pak minuta më parë se kanë shkëputur kontratën e Cristiano Ronaldo, me marrëveshje të dyanshme.

Pas këtij lajmi u publikua edhe një mesazh i yllit portugez.

“Pas bisedave me Man United, ne u pajtuam dyanshëm që të shkëpusim kontratën. Unë e dua Manchester Unitedin dhe i dua tifozët, kjo s’ndryshon kurrë”, ka thënë Ronaldo

“Ndihem sikur është koha për të kërkuar një sifdë të re. I dëshiroj Man Unitedit të gjitha të mirat”, shtoi portugezi.

E gjithë situata erdhi deri këtu pas një interviste të Ronaldo, ku ky i fundit adresoi shumë kritika për klubin.


(Kosova Sot Online)