Belgjika në avantazh ndaj Kanadasë

  • A.P /
  • 23 November 2022 - 21:30
Belgjika në avantazh  ndaj Kanadasë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes në mes të Belgjikës dhe Kanadasë, në kuadër të fazës së grupeve të Kupës së Botës.

Belgët janë duke kryesuar me rezultat 1-0

Ishte  Batshuay ai që e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 45’.

Asistimi u dha nga ish-mbrojtësi i Tottenhamit, Toby Alderweireld, i cili me një pasim maestral e gjeti sulmuesin në zonë.

Në anën tjetër, Kanadaja ishte më e mirë në lojë, por që dështoi ta merrte kryesimin, anipse kishte disa raste të mira për gol.

Njëra ndër to ishte penalltia në minutën e 10’ të ndeshjes e cila u humb nga Davies. 

(Kosova Sot Online)