Kameuni - Serbia pëfundon me rezultat, 6 gola të shënuar 3:3 nga të dy ekipet

  • S.A /
  • 28 November 2022 - 13:14
Kameuni - Serbia pëfundon me rezultat, 6 gola të shënuar 3:3 nga të dy ekipet

Ekipi i kombëtares së Kamerunit u tregua  shumë i fortë për Serbinë, morri pikët e para në Botëror. 

Kameruni ka arritur që ta marrë një rezultat pozitiv kundër Serbisë duke barazuar me rezultat 3-3. Ishte një ndeshje me plot kthesa e ku Luanët e Paepur në fund arritën barazimin. Castelletto (29’), Aboubakar (63’) dhe Choupo-Motting (66’) shënuan për Kamerunin kurse për Serbinë shënuan Pavlovic (45+1’), Milinkovic – Savic (45+3’) dhe Mitrovic (53’), transmeton "Kosova Sot Online ".

Kameruni ka bërë sensacionin sonte në Botëror duke arritur barazimin pas dy golave deficit në Katar.

Pjesa e parë ishte me posedim më e mirë nga ana e Serbisë, me Mitrovic që pati rastin më të mirë për ta kaluar Serbinë në avantazh në minutën e 11-të.

I njëjti lojtarë rrezikoi edhe në minutën e 17-të të ndeshjes, derisa Pierre Kunde ishte shumë afër që të realizonte në minutën e 19-të për Kamerunin.

Të parët në epërsi erdhën Kameruni me një gol që u shënuan në minutën e 29-të nga Jean-Charles Castelletto që shfrytëzoi mirë një pasim me kokë të N’Koulou për ta zhbllokuar epërsinë.

Serbia do të reagonte në fund të pjesës së parë ku do të shënonte dy gola, duke shfrytëzuar paksa edhe hutinë e mbrojtjes së Kamerunit.

Dusan Tadic bëri një krosim të mirë në zonë e ku atë e shfrytëzoi për mrekulli Pavloviç për të shënuar gol në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.

Dy minuta më vonë Serbia e përmbysi Kamerunin për të shënuar golin e dytë në këtë ndeshje me anë të Sergej Milinkovic-Savic.

Pjesa e dytë ishte edhe më interesante dhe po ashtu me shumë kthesa.

Zivkovic bëri një pasim të mirë të Mitrovic dhe ky i fundit shënoi golin e tretë për Serbinë për rezultat 1-3 në minutën e 53-të.

E kur u mendua që Kameruni u dorëzua, gjërat ndryshuan kur në ndeshje hyri veterani Aboubakar.

Castelletto bëri një pasim në thellësi e ku para portierit doli Aboubakar për ta parabolluar portierin Vanja Milinkovic-Savic dhe duke shënuar gol të bukur në minutën e 63-të.

Tre minuta më vonë përsëri Aboubakar doli në një kundërsulm të shpejt dhe pasoi për yllin e Bayer Munchen, Erik Maxim Choupo-Moting që shënoi golin e barazimit.

Deri në fund të ndeshjes as Kameruni dhe as Serbia nuk arritën që të rrezikojnë portën e njëra tjetrës dhe në fund rezultat ishte i barabartë 3-3.

Pas këtij barazimi Serbia dhe Kameruni kanë nga një pikë derisa Zvicra dhe Brazili nga tri, këto dy të fundit pritet të luajnë sonte në ora 17:00, ku edhe do të përcaktohet ekipi i parë që kalon tutje në 1/8-ën e finales së Katari 2022. Kujtojmë se për Brazilin pritet të mungojë Neymar, shkaku i një lëndimi. 

(Kosova Sot Online)